Masa e arrestit Kejdi Kote - (13 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Arrest me burg pa afat, kështu ka vendosur sot gjykata e Tiranës për supermashtruesin e arrestuar dy ditë më parë Kejdi Kote. Ky i fundit nuk ka pranuar të flaës rreth akuzave ndaj tij për vjedhjen në mashtrim të 250 milion lekëve nga banka, por dhe të tjera mashtrimeve duke thënë se do të flasë vetëm para hetuesve.

Ndërsa avokati i tij ka thënë se Kejdi nuk paraqet ndonjë rrezikshmëri të lartë pasi vjedhjen e ka bërë por jo me armë dhe dhunë. Vjedhja me mashtrim sipas tij ka një rrezikshmëri më të ulët. Megjithatë Kote është cilësuar nga policia si hajdut dhe mashtruesi më i rrezikshëm duke përmendur këtu fshehjen dy mujore në kërkim nga policia.

250 milionët e tregtarit beratas apo sendet e blera me to më në fund janë kapur nga policia përfshirë këtu dhe Kejdi Koten dhe bandën e tij. Në gjyq ai duhet të përgjigjet për akuzën vjedhje me mashtrim dhe fallsifikim dokumentash./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj