Bes Kallaku suprizon live ne studio 13-vjecarin: I premtoj publikisht...

  • 4 years ago
13-vjeçari nga Thumana, Anteo Çupi, së bashku me mamanë e tij Mandelina ishin të ftuar këtë pasdite në programin ?Rudina?, në Tv Klan. Anteo kur ka qenë vetëm 3 muajsh është diagnostikuar me paralizë celebrale inferiore, e moderuar dhe si pasojë qëndron në karrige me rrota. Nëna e tij e shoqëron të birin kudo dhe është e kujdeshme për çdo gjë që ndodh me të.

Ditëlindja e 13-të për Anteon nuk ishte e zakonshme. Ai ndryshe nga vitet e kaluara, ai nuk festoi në shtëpi, sepse tashmë ajo është shkatërruar si pasojë e termetit të 26 Nëntorit.

World Vision në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, kanë organizuar për të një festë surprizë. Në këtë festë kanë qenë të pranishëm rreth 50 shokë të Anteos nga Thumana, por dhe shokë të rinj të njohur në Hapësirën Miqësore për Fëmijë.
Për të në studio ka një tjetër suprizë, sepse Anteo e pëlqen shumë Bes Kalllakun, por nuk e ka takuar asnjëherë atë. Dëshira e tij plotësohet sepse Besi vjen në studio për të suprizuar vogëlushin dhe ai nuk mban dot lotët kur e shikon atë.

Recommended