Nderohet presidenti Ibrahim Rugova - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Këtë të marte në prishtinë u përkujtua 14-vjetori i vdekjes së Presidentit të parë të Kosovës Ibrahim Rugova. Ai udhëhoqi Lidhjen Demokratike të Kosovës, parti e themeluar në vitin 1989, me politikën e rezistencës paqësore kundër regjimit të atëhershëm të ish-Jugosllavisë. Për të kujtuar këtë figurë të ndritur të politikës u bënë homazhe pranë varrit të tij. Per kryeministrin ne detyre ramush haradinaj angazhimi i Ibrahim Rugoves do te jetoje gjithnje. RAMUSH HARADINAJKRYEMINISTER NE DETYRE I KOSOVESLidhja Demokratike e Kosovës mbajti një akademi përkujtimore për nder të Rugovës. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa u shpreh se Ibrahim Rugova ishte artikuluesi më i mirë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.ISA MUSTAFAKRYETAR, LDKVizionari dhe udhëheqësi i LDK-së Ibrahim Rugova u zgjodh President i Kosovës në vitin 1992. Ai ishte në krye të shtetit deri në vitin 2000 për t?u rizgjedhur edhe në vitin 2004. Rugova ndërroi jetë si president dy vite para se Kosova të shpallet shtet i pavarur dhe sovran.

Category

📺
TV

Recommended