"Zoti na deshi shume, nuk e imagjinoj dot ate ankth"

  • 4 years ago
Në programin ?Rudina?, në Tv Klan ka qenë i ftuar Anteo Çupi, 13-vjeçari nga Thumana së bashku me nënën e tij Mandelina.

Anteo ka lindur si një fëmijë i shëndetshëm, por kur ishte vetëm 3 muajsh për shkak të temperaturës së lartë ka pësuar dëmtim në nervin që kontrollon lëvizjen. Deri në moshën 2-vjeçare, Anteo ka jetuar me serume dhe mjekime. Më pas është dërguar në Greqi për të marrë mjekim më të specializuar. Atje familja ka marrë lajmin që i vogli ka mbetur i paralizuar. Është operuar disa herë dhe ka qenë në rrezik për jetën e tij, por ka shpëtuar.

Tashmë i është premtuar që duke ndjekur mjekime të vazhdueshme dhe fizioterapinë mund të rikthejë të ecurin, por familja nuk i përballon dot shpenzimet. Pas gjithë peripecive që ka kaluar familja e Anteos me problemet shëndetësore, ju shtua edhe problematika e tërmetit në 16 Nëntorit. Ata e kanë shpëtuar Anteon me shumë vështirësi gjatë natës dhe fatmirësisht pa lëndime kanë dalë nga shtëpia.
Tashmë ata kanë mbetur pa shtëpi dhe aktulisht strehohen në Shëngjin, tek një prej hoteleve që ka hapur dyert për të dëmtuarit nga tërmeti.

Recommended