Skip to playerSkip to main content
  • 6 years ago
#rtvora #oranews

Inspektorët tatimorë gjatë kryerjes së punës do të jenë të vëzhguar përmes GPS. Delina Ibrahimaj në prezantimin e projektit theksoi se në këtë mënyrë do të shmanget presioni ndaj bizneseve, ndërsa shprehet se në këtë mënyrë kontrollet do të orientohen drejt subjekteve të riskut.

Akuzave se inspektorët tatimorë marrin ryshfet apo ushtrojnë presion qëllimisht ndaj bizneseve drejtoria e tatimeve u është përgjigjur duke krijuar një skemë të re. Drejtoresha e Tatimeve Delina Ibrahimaj përmes një deklarate për mediat theksoi se grupet e kontrollit do të jenë nën kontroll të plotë.

Ibrahimaj: Integrimi i kontrolleve tatimore me plane sektoriale në bazë të analizës së riskut si dhe përzgjedhja për kontrollet në vend dhe vizita fiskale dhe kontrolli nga zyra me analizë risku dhe mënyra e kontrollit tatimor të mirëpërcaktuar. Përdorimi i sistemit GPS me qëllim monitorimin e verifikimeve në terren nga inspektorët tatimorë.

Ibrahimaj theksoi se risi do të ketë dhe sa i përket rimbursimit të TVSH.

Ibrahimaj: Pjesë e kësaj pakete do të jetë edhe shërbimi i rimbursimit të TVSH për të cilin gjatë vitit do të punohet, do të jetë tërësisht i automatizuar. Do të kemi monitorimin më të mirë të deklarimeve tatimore duke ndërthurur informacionin mes strukturave të ndryshme të DPT dhe institucioneve të tjera.

Ibrahimaj nënvizoi se sektori i ndërtimit ka pasur një ecuri më të ngadaltë përsa i përket mbledhjes së të ardhurave por edhe përsa i përket rritjes ekonomike të lidhur ngushtë me fazën e projektit TAP.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/kontroll-me-gps-inspektoreve-ibrahimaj-do-rritet-produktiviteti-ne-evidentimin-e-penaliteteve

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Category

📺
TV
Comments

Recommended