Qytetarët e Prishtinës, të shqetësuar nga ajri i ndotur

  • 4 years ago
Prishtina prej ditësh është mbuluar nga smogu. Ajri i ndotur që është një përzierje e tymit, pluhurit dhe hirit, ka madje edhe një erë të rëndë që po ua rëndon frymëmarrjen qytetarëve.


Sipas Institutit kombëtar të shëndetësisë publike në Kosovë, pasojat e kësaj ndotjeje çojnë në rritje të numrit të të sëmurëve me astmën bronkiale, bronkitet kronike, sëmundje kronike obstruktive të mushkërive tek të moshuarit, dhe çon në rritjen e numrit të të shtruarve në spital nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ato respiratore, kancer, shkurtimin e jetës dhe rritjes e shkallës së mortalitetit. Për vetë qytetarët, jetesa në këtë qytet, po bëhet shumë e vështirë.

?Mas pari me pas një siguri për hyrjen e qytetit, se tash ingjizone Prishtina është qe kjo, se kanë ardh prej krejt fshatrave në qytet edhe komunikacioni është aq i dendur, aq i ndotur, që edhe organet e lënë me qëllim me ndot Prishtinën, po mendoj qeveritarët tonë, se nuk po i shkohet në fshatra asnjërit, kështu që qytet më i ndotur se Prishtina edhe po flitet?.

?Mundet me i pas fajet sidomos veturat jashtëzakonisht tepër po e ndotin ajrin, qe sot është kënaqësi me hec për shkak se nuk ka vetura shumë, po kryetari i komunës pak duhet, qysh ka premtuar nuk e realizoj 6-7 vjet kurgjo?.

?Po duhet me ndez diçka me u nxeh dimrit?Rrezik është mjaft po duhet me u ruajte se unë nuk kam guxuar me dal që tre ditë se mjegull dhe jam prej astmës pak rrezik e po duhet me u ruajte, çka kem me bo, çka vjen pre Zotit mirë se vjen, këtë populli se donë, se bën kerkush me kastile me thanë për inati te këtyre pe boj po e dhezi këta, po e dhezi ata nuk është ajo?.

Ekspertët paralajmërojnë se nëse nuk merren masa urgjente, do të ketë efekte negative në dëmtimin e shëndetit dhe rritjen e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet, e sidomos nga sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore do të jetë shqetësuese.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Prishtine#Air#TopChannel

Recommended