Report TV -Tronditet Astiri/ Vritet me armë zjarri 28-vjeçari

  • 4 years ago
TIRANE- Vilson Tafçiu 28-vjeç ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në një lokal në zonën e Astirit në Tiranë. Mësohet se viktima ka qenë i shoqëruar në një lokal në rrugën Teodor Keko, kur është thirrur nga autorët për të dalë jashtë, ku dhe është qëlluar për vdekje nga persona, identiteti i të cilëve nuk dihet.

Policia njofton se janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna për grumbullimin e çdo prove që mund të çojë në identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Recommended