Gjermani/ Nga janari i detyrueshëm printimi i faturës

  • 4 years ago
Nga janari në gjermani është bërë e detyrueshme me ligj printimi i faturës nga shitësit për çdo transaksion të kryer në përpjekje për të luftuar evazionin fiskal, por pronarët e bizneseve, klientët dhe grupet e industrisë, që tani, janë lodhur me skemën.


Për mua është e bezdisshme sepse nga 50 fatura që unë printoj çdo ditë, 49 prej tyre do ti hedh në koshin e plehrave. Thuajse asnjë klient nuk do ta marrë atë

Në gjermani, thonë tregtarët, çdo kasë në dyqanet e vogla, ka cip elektronik që mund të lexohet në çdo kohë. Zyra e taksave ka akses në to që prej katër vitesh. Ndaj kthimi tek sistemi i vjetër, ai i printimit të faturave, konsiderohet i panevojshëm.

Unë nuk mendoj se bizneset e vogla përpiqen shumë të evitojnë taksat. Është më mirë të kthesh sytë nga kompanitë e mëdha dhe të sigurohet që ato do ti paguajnë çdo detyrim shtetit gjerman. Dhe përveç kësaj, është një shpenzim i madh i letrës

Dhe në fakt, bizneset e vogla ankohen se duhet të shpenzojnë para edhe për letrën e faturave. Bizneset që mbështesin ambjentin, thonë se është i turpshëm një shpërdorim i tillë. Masa e hyrë në fuqi nga janari i këtij viti erdhi pasi autoritetet gjermane vendosën të ndërhyjnë për të përmirësuar situatën. Nuk mund të pranojmë që shteti të qëndrojë duarlidhur, pa bërë asgjë, dhe thjeshtë të shikojë miliarda euro në taksa që humbasin ? kishte deklaruar vetë kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AngelaMerkel#Germany#TopChannel

Recommended