Makina e një gardiani të burgut të Shënkollit është djegur gjatë natës në qytetin e Lezhës. Ajo i përket Nikoll Prengës dhe dyshohet se është djegur nga persona të paidentifikuar. Dyshimet e para janë se ngjarja lidhet me detyrën e tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 minuta kur automjeti ?Mercedes-Benz? ka qenë i parkuar pranë banesës së Prengës. Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Policia ka sekuestruar kamerat e bizneseve përreth për të identifikuar autorët.