Ligji për Kuvendin, synohet pavarësimi i ligjvënësit

  • 4 years ago
Menaxhimi i administratës së brendshme, financave dhe sigurisë janë tre sferat për të cilat Kuvendi kërkon pavarësi. Ligji për Kuvendin është në procedurë parlamentare dhe i dakorduar paraprakisht mes të gjitha partive politike, njofton kreu i Kuvendit Talat Xhaferi. Kryeparlamentari sqaron se ndryshimet do të mundësojnë që ligjvënësi të menaxhojë vetë procedurën e sistematizimit të të punësuarve, edhe pse procedura e angazhimit të tyre do të vijojë të jetë sipas ligjit për nëpunësit shtetëror, me konkurs publik, konkurs intern dhe transfertë. Do të formohet edhe Këshilli i brendshëm për sistematizimin e vendeve të punës. Të punësuarit do të kenë mundësi për rritje rroge prej 30%.

Recommended