Report TV -PD del krah Metës: Vendimi i Presidentit për të kthyer paketën anti-shpifje, i drejtë!

  • 4 years ago
Partia Demokratike ka dalë krah presidentit Ilir Meta për sa i përket kthimit të dy ligjeve për mediat mediat duke e cilësuar si një hap të duhur në mbrojtje të fjalës së lirë. Sipas ish-deputetes demokrate, Albana Vokshi, ky është një vendim i drejtë ndërsa shton se një kryeministër normal do të reflektonte dhe do të tërhiqej nga ligji antidemokrat.

" Kthimi i dy ligjeve të censurës së medias online nga Presidenti i Republikës, është një hap i duhur në mbrojtje të fjalës së lirë. Ky është një vendim i drejtë, që, një kryeministër normal do ta shikonte si mundësi për t'i tërhequr ligjet antidemokratike. Por të gjithë e dimë mirë, se Edi Rama nuk ka për ta bërë këtë. " tha Vokshi.

Recommended