Emërimet në MPB, KSHZ-ja deklarohet jo-kompetente

  • 4 years ago
Risto Stavrevski, me gjasë, do të mbetet kryeshef i policisë së Shkupit. KSHZ-ja u deklarua jo-kompetente për të vendosur se cilës pale do t?i japë të drejtë, ministrit të Brendshëm i cili e emëroi ose zëvendësministres plotësuese e cila e kundërshton dhe nuk nënshkruan vendimin e ministrit. ?Vendimi për pozita drejtuese nuk përbën akt ose dokument që ka të bëjë me çështje ligjore, financiare ose kadrovike lidhur me organizimin e zgjedhjeve?, vlerësojnë nga institucioni për organizimin e zgjedhjeve. Kreu i këtij institucioni, Oliver Derkoski, në sqarim për gazetarët shton se emërimet prej e shumta 15 personave të cilat ministrit ja lejon ligji, janë kompetencë e tij.