Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 6 years ago
I akuzuari Toni Trajkovski të mërkurën në gjykatë do të dërgohet me shoqërim policor. Gjykata urdhëroi që në seancën për  "TNT" të dërgohet me polici pasi të martën nuk u paraqit në gjykatë. Sipas Penales, thirrje për të ka pasur. Korrieri gjyqësor është përpjekur ta gjejë personalisht dhe ka trokitur në derën e tij, në adresën ku pohon se jeton, por askush nuk e ka hapur të njëjtën. Avokati i ish kryetarit të komunës së Gazi Babës pohon se Trajkovski nuk po ik ? ka dy adresa, një ku jeton dhe tjetrën ku banon, prandaj nuk e di se ku e ka kërkuar korrieri.

Category

📺
TV

Recommended