Report TV -Zjarr në Spitalin e Durrësit/ Flakët përfshijnë 4 katet e godinës

  • 4 years ago
DURRES- Një zjarr ka përfshirë Spitalin e Durrësit gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se shkak i flakëve është bërë një masë në kabinën elektrike prej ngarkesës në rrjet nga ngrohëset. Zjarri ka rënë fillimisht në katin e parë, tek reparti i neurologjisë, dhe më pas në mënyrë zinxhirë ka vijuar edhe në katin e dytë, tretë dhe të katërt për shkak të strukturës me një kolonë të spitalit.

Zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për shuarjen e flakëve, ndërkaq punonjësit e spitalit kanë evakuuar menjëherë pacientët nga repartet e tjera drejt atij të kirurgjisë.

Recommended