Dhunoi per vdekje kunaten, arrestohet autori

  • 4 years ago
Zgjati vetëm 12 orë arratia e Erdet Çapokut, të riut që masakroi për vdekje kunatën e tij në Paskuqan mbrëmjen e së enjtes. 34-vjeçari u arrestua në Laprakë, ndërsa ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:40 minuta në banesën e Enkeleda Çapokut.
Viktima ndodhej në banesë së bashku me vajzën dhe nënën e saj, pasi bashkëshorti është dënuar me 10 vite burg për trafik droge. Mësohet se autori në gjendje të dehur ka shkuar në banesën e 35-vjeçares ku ka hapur derën me forcë dhe pas debatit verbal e ka qëlluar disa herë me sende të forta. Konflikti mes të dyve kishte nisur kohë më parë pasi viktima e kishte përzënë nga banesa kunatin e saj.
Kjo ka qenë edhe nisja e konfliktit, teksa autori kërkonte nga 35-vjeçarja t?i kthente disa orendi me pretendimin se ishin të tijat. Enkeleda Çapoku e kishte denoncuar në komisariat gjashtë muaj më parë për përndjekje dhe dhunë 34-vjeçarin. Pas kësaj, Çapoku ishte shoqëruar në komisariat ku kishte treguar se e fotografonte kunatën, dhe fotot ia çonte vëllait në burg, por më pas është lënë i lirë. Fqinjët shprehen të tronditur nga ngjarja e rëndë.
Erdet Çapoku njihej si person problematik në zonë, ndërsa më herët ka punuar si fatorino. Aktualisht qëndron i shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë në kryeqytet, ku pritet të japë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Recommended