Report TV - Gjendet një pako pranë varrezave të ushtarëve grek në Këlcyrë, dyshohet për eksploziv

  • 4 years ago
Një pako e dyshimtë është vërejtur pranë varrezave të ushtarëve grek në Këlcyrë. Burime për Report TV bëjnë me dije se bëhet fjalë për një pako me përmasa 20 cm me 30 cm, ku sipas polciisë dyshohet se ka brenda lëndë plasëse.

Gazetari i Report Tv, Piro Nase bën me dije se  policia ka rrethuar zonën  dhe pritet që të vij një grup i forcave xhenier për të skanuar pakon dhe në rast nevoje për të bërë shpërthimin e kontrolluar. Ndërkohë bëhet e ditur se brenda manastirit ortodoks  të Shën Joanit, ku janë vendosur edhe varrezat e ushtarëve grek, më datë 28-29 dhjetor ishte shkruar një parullë 'I Love Çamëria' por më pas është fshirë nga mirëmbajtësit e këtij manastirti. Ndërkohë ende nuk dihet nëse i njëjti person që ka shkruar këtë grafit të ketë lënë edhe pakon e dyshimtë.Varrezat e ushtarëve grek në Këlcyrë janë prej më shumë se 10 vite të vendosura në këtë zonë dhe shpesh herë janë bërë shkak për debate të nxehta politike dhe kombëtare.