Apeli i Papes: Uashingtoni dhe Teherani te vetepermbahen

  • 4 years ago
Papa Françesku u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Iranit të dialogojnë për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme. Apelin e drejtpërdrejtë për paqe, Ati i Shenjtë e bëri gjatë takimit të tij të përvitshëm me ambasadorëve të 180 vendeve të botës të akredituar në Vatikan.
? Sinjalet që vijnë nga i gjithë rajoni prej tensioneve të rritura mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara janë veçanërisht shqetësuese. Me këtë rast, përsëris apelin tim që të gjitha palët e përfshira, të shmangin përshkallëzimin e konfliktit, të ruajnë dialogun dhe të vetëpërmbahen në respekt të ligjeve ndërkombëtare?.
Të pranishëm në takim ishin edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Callista Gingrich dhe ai i Iranit Seyed Taha Hashemi, me të cilën kreu i Vatikanit pati edhe një shtrëngim duarsh.
Tensionet SHBA-Iran u ashpërsuan pas vrasjes së ish-komandantit të gardës revolucionare iraniane Qassem Soleimani, të premten e 3 janarit gjatë një sulmi me dronë të ushtrisë amerikane pranë aeroportit të Bagdadit.

Recommended