Libri i Enver Hasanit - (23 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

?Shpërbërja e Jugosllavisë dhe Kosova? e autorit Enver Hasani është botimi i ri i Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare. Libri është një studim i shkaqeve që çuan në shpërbërjen e Jugosllavisë si dhe koseguencat që shoqëruan këtë shpërbërje të përgjakshme. Një analizë shkencore e kritereve për njohjen e shteteve të reja në europën lindore dhe në ish-Bashkimin Sovjetik.

Libri është mbështetur në një literaturë të gjerë të teorive të mardhënieve ndërkombëtare. Autori Enver Hasani ish-profesor i të drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, ka qenë pjesmarrës ekspert i të drejtës ndërkombëtare në konferencën e Rambujesë.

Ky libër është studimi i parë i plotë i një studiuesi shqiptar mbi proceset në ish-Jugosllavi dhe rastin e Kosovës. Ai është botuar në shqip dhe anglisht./tvklan.al

Recommended