Partite shqiptare ne opozite drejt bashkimit
  • 4 years ago
Dëshira për koalicion parazgjedhor tek partitë opozitare shqiptare është evidente, kurse i bashkon qëllimi për ta larguar BDI-në nga pushteti.
?Edhe në mbledhjen e mbrëmshme të kryesisë qendrore të Lëvizjes Besa parimisht u dha përkrahje që të shkohet në një organizim tre palësh të këtyre tre subjekteve si koalicioni parazgjedhor, dhe shpresojmë se bisedimet e nisura do të rezultojnë me sukses?.
Këtë koalicion e dëshiron edhe Aleanca për Shqiptarët, edhe pse deputeti i tyre nuk jep detaje.
?Nuk do të jap informacione shtesë sepse nuk jam pjesë e ekipeve negociatore, bisedimet vazhdojnë dhe shpresoj që të përfundojnë me sukses?.
BDI-së nuk i pengon bashkimi i opozitës shqiptare. Madje integristët disa herë kanë bërë thirrje për një bashkim të tillë.
Pavarësisht kësaj nga Partia Alternativa e Afrim Gashi, konfirmuan për Televizionin Klan se bisedohet vetëm me ASH-në. Nga kjo rezulton se kjo forcë politike nuk parapëlqen krijimin e koalicionit tripartiak parazgjedhor.
Njohësit e rrethanave nuk përjashtojnë mundësinë që ASH-ja e Ziadin Selës ta bëjë këtë me firmosjen veç e veç të marrëveshjeve të koalicionit me Besën e Bilal Kasamit dhe Alternativën duke e afirmuar këtë si një koalicion parazgjedhor prej tre partive ndërkohë që forcat rivale ? Alternativa dhe Besa këtë do të shisnin si koalicion të ndërsjellë me ASH-në.
Recommended