Report TV -I jepet lamtumira gruas në Mallakastër! Policia largon nënën e autorit nga varrimi!

  • 4 years ago
MALLAKASTËR-Është përcjellë për në banesën e fundit 51-vjeçarja Drita Saliaj që u torturua dhe më pas u mbyt nga nipi i burrit së bashku me dy shokët e tij. Nga Greqia ku kishin shkuar si punëtorë sezonalë, janë kthyer burri i viktimës së bashku me dy djemtë për t'i dhënë lamtumirën e fundit, pasi Drita Saliaj ka qenë e vetme në shtëpi. Në ceremoninë mortore, policia nuk ka lejuar që të marrë pjesë kunata e viktimës, pra nëna e njërit prej autorëve të krimit, 16-vjeçarit L.Saliaj, për të shmangur konfliktet.

Ndërkohë që kunata që nuk u lejua nga policia të merrte pjesë në varrim, nuk ka qëndruar as në shtëpinë e saj duke mbyllur derën dhe larguar. Report Tv sjell pamjet nga shtëpia që është e mbyllur. Ahir Saliaj, bashkëshorti i viktimës kërkon drejtësi në mënyrë që autorët e vrasjes së gruas së tij të marrin ndëshkimin e merituar, edhe pse njëri prej tyre është nipi i tij, djali i vëllait. Ai tregon edhe si e mori vesh lajmin tragjik, teksa ishte në Greqi me dy djemtë.

Recommended