Investitori "self-made" rrëfehet pa dorashka në studion e Ditë e Re
  • 4 years ago
#rtvora #oranews #diteere

Takimet kulturore Shqipëri - Itali kanë qenë gjithnjë e më prezente vitet e fundit, por pa lënë pas edhe fushën e biznesit; ndaj një shembull i përkryer i kësaj simbioze u shpalos sot në studion e "Ditë e Re" në RTV Ora.

Pietro Zaniboni, biznesmeni i njohur i tekstileve në mbarë botën, u rrëfye pa dorashka lidhur me sukseset e tij, pasionet si dhe vizionin për një Shqipëri më të mirë.

Prej më shumë se 40 vitesh tashmë, ai ka ngritur ndërmarrjen e tij të tekstileve në Itali, dhe gjithashtu ka operaruar me biznese të natyrave të ndryshme në shtete si Maroku, Kenia, Filipinet apo Rumania.

Pinjoll i një familjeje të njohur në Italinë e veriut, ku ndër emrat më të spikatur është ai i babait të tij Lucio-s, fitues i çmimit "Montale", Zaniboni foli për dashamirësinë që ushqen për artet pamore, si dhe për hobin e tij të veçantë të ushtrimit të sportit relaksues të golfit.

Madje, ai dhuroi edhe një këshillë domethënëse në lidhje me shtimin e fushave të golfit në Shqipëri, si një aktivitet relaksues, që i mban larg njerëzit nga zgjedha e kumarit, apo të tjera dukurive negative.

Gjithashtu, Pietro është i dashuruar pas udhëtimeve, dhe gjendet gjithnjë në kërkim të së veçantës në çdo destinacion që viziton, si për biznes ashtu edhe për kënaqësi.

Për Pietro Zaniboni-in, i cili është një investitor "self-made", pasi vjen nga një familje artistësh, receta për sukses në jetë është e ndërlidhur me pasionin dhe punën e dedikuar, ndaj ata që nxitojnë të "fitojnë" pa mund, e kanë rrugën e shkurtër në biznes.

Në përfundim, Pietro premtoi se do jetë një reklamues i potencialit që ofron Shqipëria për biznesmenët e huaj.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/investitori-self-made-rrefehet-pa-dorashka-ne-studion-e-dite-e-re

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended