FOTO- 'Kartolina e dimrit, pamje të mrekullueshme në Valbonë dhe Shishtavec!

  • 4 years ago
Temperaturat e ulëta në qarkun e Kukësit kanë sjellë reshje dëbore me intensitet të lartë në lartësitë 600 metra. Kjo ka bërë që Valbona dhe Shishtaveci të transformohen në një kartolinë ku mrekullitë e natyrës shkrihen në bardhësinë e dëborës.

Për pasojë, për të kaluar në rrugët: Kukës-Krumë, Kukës-Fushë Arrëz dhe Krumë-Bajram Curr nevojitet pajisja me zinxhirë i automjeteve.

Ndërkohë sa i përket zonave rurale të bashkisë Kukës, janë të gjitha të kalueshme, përveç fshatrave të thellë. Edhe në Bashkitë Has dhe Tropojë rrugët janë të kalueshme dhe pa probleme, ashtu sikurse edhe Rruga e Kombit.

Recommended