Tirana "zgjohet" bosh

  • 4 years ago
Tirana është ?zgjuar? bosh këtë 1 Janar. Në rrugë janë të pakta makinat dhe kalimtarët. Shumica e bizneseve kanë ulur qepenat. Pas festimeve në natën e ndërrimit të viteve edhe shumë lokale janë të mbyllura.

Dikush ka zgjedhur që vitin e ri 2020 ta nisë me vizita tek të afërmit, ndërsa të tjerë duke pirë kafen e parë për këtë vit, në tek-tuk ndonjë lokal. Edhe pse temperatura të ulëta, shqiptarët po shijojnë qetësinë e kryeqytetit dhe rrezet e diellit.

Tv Klan

Recommended