100 mijë kilogramë fishekzjarre në Kosovë

  • 4 years ago
100 mijë kilogramë fishekzjarre kanë hyrë në Kosovë, për festat e fundvitit, kryesisht të importuara nga kina. Nga kjo sasi, 3 tonë janë konfiskuar si kontrabandë. Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha tha se viteve të fundit për dhjetëfish ka rënie të importit të fishekzjarrëve në Kosovës.


Sipas tij ajo që ka ndikuar në importin më të vogël të mjeteve piroteknike është vendosja e akcizës dhe vetëdijesimi i qytetarëve.

Berisha: Rreth 100 mijë kilogram mjete piroteknike janë importuar në

?Nëse e krahasojmë ndër vite kemi shumë më pak import të viteve të fundit të mjeteve piroteknike në Kosovës, krahasuar me disa vite të mëhershme kur kemi pasur rreth 1 milionë kilogram të këtyre mjeteve piroteknike të cilat janë importuar në Kosovës, dhe të cilat janë përdorur për festat e fundvitit apo festat tjera kombëtar.

Destan Mustafa, udhëheqës i Divizionit për Armë, Municion dhe Eksploziv nga Departamenti për Siguri Publike në Ministrisë e Punëve të Brendshme thotë për KosovaPress se periudha e shitjes së fishekzjarrëve në Kosovë ka filluar nga 19 dhjetori deri më sot 31 dhjetori, ndërsa përdorimi i tyre fillon nga 26 dhjetor deri më 2 janar.

Mustafa: Janë konfiskuar 3 tonë fishekzjarrë

?Po është konfiskuar diku afër tre ton e fishekzjarrëve në një kombi, ajo është deponuar në depon shtetërore të eksplozivëve në Gadime ku atje deponohen të gjitha?.

Me qëllim të rritjes së sigurisë në qytete, komuna e Prishtinës, Lipjanit, Drenasit, Malishevës, Prizrenit e ka ndaluar përdorimin dhe shitjen e mjeteve piroteknike.

Një urdhër për për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në vendet e hapura publike, ka lëshuar edhe komuna e Prishtinës. Madje shkelësit e këtij urdhëri mund të gjobiten 100 euro.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosova#TopChannel

Recommended