Report TV -Përgjimet e reja/ Në skemën e prostitucionit edhe një police e gazetare: Hynë në hotel

  • 4 years ago
TIRANË - Një punonjëse policie me inicialet D.B dhe një gazetare me iniciale A.F, kanë qenë pjesë e grupit të vajzave që Hermes Nikaj koordinonte për takime me biznesmenë, duke i çuar në hotel me ta.

Në vazhdim të përgjimeve të publikuara katër ditë më parë, sot ?Shqiptarja.com? hedh dritë mbi disa episode të tjera, ku tregohet se me ndërmjetësimin e Hermes Nikaj, njohur ndryshe me pseudonimin "Zogu i Tiranës", vajzat kanë përfunduar në hotele apo apartamente. Në një rast del qartë se në 2 gusht 2018 ka përfunduar në hotel ?Autostrada? një punonjëse policie, e cila është pikasur nga kolegët e saj, teksa ka hyrë në hotel me ?Zogun e Tiranës? dhe pas 3 orë e 30 minuta, ka dalë nga hoteli me 5 meshkuj të moshave të ndryshme. Në përgjimet e sotme, ?Shqiptarja.com? hedh dritë mbi biseda të tjera, ku një pronar restoranti me emrin ?Turi? flet në mënyrë të gabuar me Hermes Nikaj, ku vajzave u thuhet ?kuzhiniere?.

Recommended