Humbja me dy tendera/ KESH shiti dhe bleu të njëjtën sasi energjie në pak ditë

  • 4 years ago
Brenda një periudhe 5 ditore, korporata elektro energjetike shqiptare ka blerë dhe shitur energji në tregun e parregulluar përmes tre transaksioneve të njëpasnjëshme. Fillimisht kesh shiti energji dy ditë rresht te tregtarët privatë.


Sipas dokumentave zyrtarë në datën 23 dhe 24 dhjetor korporata shiti mbi 11 mijë e 500 megavat energji me një çmim mesatar prej rreth 20 euro për mega vat. Por katër ditë më vonë në datën 27 dhjetor, KESH ka blerë thuajse të njëjtën sasi energjie, por me çmim mesatar 36.03 euro për mega, gati dy herë më të shtrenjtë nga sa shiti.

Si pasoja e këtyre transaksioneve, kompania publike ka arkëtuar 230 mijë euro dhe ka shpenzuar mbi 365 mijë euro. Pra, për të njëjtën sasi energjie, në vetëm 5 ditë korporata ka humbur mbi 135 mijë euro, duke u shitur tregtarëve privatë energji me çmim të lirë dhe duke blerë po nga këta tregtarë energji me çmim më të lartë.

Top Channel ju drejtua zyrtarisht KESH duke e pyetur se pse shiti energji me çmim të lirë dhe e bleu gati dy herë më shtrenjtë në vetëm 5 ditë. Korporata u përgjigj se shitjet e energjisë në datat 23 dhe 24 dhjetor ishin të detyrueshme për shkak se hidrocentrali i Komanit ishte në pikën kritike dhe uji do të derdhej. Ndërsa blerja e bërë në datën 27 dhjetor ka për qëllim optimizim ekonomik të kaskadës. Optimizimi ekonomik është një koncept teknik i ligjit për energjinë dhe përbën arsyen e vetme kur kesh lejohet të blejë energji nga tregtarët privatë.

Thelbi i optimizimit ekonomik është që KESH duhet të shesë energji me çmim të lartë dhe të blejë të njëjtën sasi energjie që ka shitur me çmim të ulët, duke fituar para. Në këtë rast ka ndodhur e kundërta. Por KESH pretendon se energjinë e blerë me 36 euro në ditët e fundit të vitit do ta shesë me çmim më të lartë gjatë muajit të ardhshëm. Ky është një transaksion i mbështjellë nga paqartësi ligjore. Shitblerjet e energjisë për qëllime optimizimi zakonisht mbyllen brenda vitit duke ndjekur të njëjtën logjikë me bilancin e kompanive. Pra në fund të vitit korporata duhet që të ketë shitur dhe të ketë blerë të njëjtën sasi energjie për të gjithë vitin duke fituar nga ky proces të paktën 1 euro. Por në këtë rast ky rregull ka rënë, duke ngritur një pikëpyetje të madhe. Nëse sasitë e shitura dhe të blera nuk zerohen brenda vitit, cila është periudha kur bëhet bilanci nëse KESH ka fituar para nga shitblerja e energjisë siç e detyron ligji apo ka humbur, çka përbën një shkelje të rëndë ligjore?

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#KESH#TopChannel

Recommended