Shkaku i zjarrit në pallatin në Pogradec, shkëndijat e oxhakut - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ndërsa dy katet e pallatit 5 katësh në Pogradec janë shndërruar në gërmadha, policia bëri të ditur se shkak i rënies së zjarrit janë bërë shkëndijat e oxhakut.Hetimet zbuluan se ato janë përhapur në një nga apartamentet që ishte ende në ndërtim e sipër në katin e fundit, e pikërisht në disa konstruksione druri në papafingo.Ato morën flakë menjëherë e zjarri i favorizuar edhe nga era, u përhap menjëherë në gjithë katin.Shefi i Shërbimit të Zjarrfikëses shpjegon edhe defektin e ndodhur në një prej autoboteve gjatë tentativës për shuarjen e flakëve.Për fat të mirë nuk ka pasur njerëz të lënduar, por dëmet materiale duken të jenë të mëdha. Banorët janë ende të traumatizuar nga kjo fatkeqësi.Autoritetet vendore u kanë ofruar strehim banorëve, ndërkohë që sqarojnë se do të ketë edhe dëmshpërblim sipas ligjeve ne fuqi.Zjarri i fuqishëm që përfshiu pallatin shkrumboi gjithsej 12 apartamente.
Recommended