Report TV -Rrëfimi i Eva Golemit, sopranos së 35 kryeroleve në opera

  • 4 years ago
Talenti e puna shënuan fatin e saj, që gjatë viteve universitare. Vokali i Eva Golemit ishte i destinuar për kryerole. Pas daljes së parë skenike në moshën 21-vjeçare, me një nga operat e Moxartit, sopranoja do t?i dhuronte skenës shqiptare, të tjera peformanca, të denja për skenat evropiane. Në role protagoniste, si Donna Anna, Mimi, Leonora e të tjera., Eva Golemi e ka mbushur publikun shqiptar me shpresë për artin, duke e shndërruar Teatrin e Operas me apo çdo skenë ku performon, një shëmbëllim të pastër të ?La Scala-s? apo ?Opera de Paris?.

Të mësuar me talentin shqiptar ?turist?, që peshohet më parë nga të huaj e herë pas here duartrokitet në Shqipëri, skena shqiptare me Golemin e ka edhe një ?diva? të operës, që të bën të kuptosh se skenën mbi të gjitha e bën artisti.

Me të vepra, si ?Toska?, apo ?Traviata?, "La Boheme" apo "Il trovatore" kanë zërin e lakmuar femëror të protagonistes, interpretimin e ndjerë dhe hijeshinë skenike që duket sikur ka ndalur kohën.

Pas heroinave skenike, fshihet Eva mike, bashkëshorte, nënë, që bën betejat e përditshme të çdo gruaje. Familja e tyre, violinisti Arben Llozi tanimë edhe me virtuozen Laura e djalin 6-vjeçar Kevin e formojnë një orkestër të vogël, ku ndihet gjithmonë dashuria për muzikën.