Shoqata e mjekëve shqiptarë kërkon decentralizimin e furnizimeve publike nga ministria e Shëndetësisë, me qëllim që Spitalet vetë të mund të furnizohen me aparaturat të cilat ju mungojnë dhe shërbime të caktuara të mund t?i kryejnë nëpër qytetet ku ata veprojnë. Konsiderojnë se kjo do të ndërpresë edhe dhënien enorme të udhëzimeve për në Klinikat e Shkupit. Mjekët thonë se Spitalet e qyteteve të tjera janë lënë pas dore, dhe se pos Qendrës Klinike në Shkup shteti nuk ka investuar në qytetet e tjera të vendit prandaj dhe bartja e pacientëve nga e gjithë Maqedonia për në Shkup është tejet i madh.
Comments