Festa e Kurban Bajramit në Elbasan - (16 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Kurban Bajrami festohet edhe në Elbasan. Kanë nisur që në mëngjes festimet për nder të festës myslimane në Elbasan. Si një qytet ku shumica e popullsisë i takon fesë myslimane elbasanasit kanë festuar denjësisht festën e tyre të madhe. Tregu i kafshëve në qytet sot ka pasur kulmin e tij. Simboli i kurbanit, qingji sot ka arritur çmimin më të lartë. Por festë ka patur edhe për lypsit të cilët kanë përfituar nga bujaria një ditore e njerëzve.

Myftinia e Elbasanit për nder të festës mblodhi në hotel Skampa përfaqësues të pushtetit vendor si dhe të feve të tjera. Gëzuar nga mot Kurban Bajramin, ka uruar myftiu i qytetit dhe harmoni në emër të të madhit Zot.

Ndërkohë që një tjetër aktivitet ka mbledhur poetët e qytetit. ?Parada e yjeve 2000?, ka shpalosur para publikut poezitë më të mira të mbi 100 poetëve shqiptar. Në fund të aktivitetit u ndanë dhe çmime./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj

Recommended