Report TV - Shoqata e të Verbërve: Duam shpërblimin e fundvitit, qeveria na diskriminoi!

  • 4 years ago
TIRANE-Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë e cilëson si diskriminim faktin që nuk u bënë pjesë e kategorisë që morën shpërblim për Vitin e Ri. Në një reagim për mediat, shoqata thotë se mungesa e shpërblimit është forma e hapur dhe e pajustifikueshme e diskriminimit të Personave me Aftësi të Kufizuara me pensionistët e tjerë.

Ata i bëjnë thirrje qeverisë që të rishikojë vendimin dhe ti përfshijë te kategoritë që përfitojnë shpërblim. Një tjetër shqetësim i Shoqata së të Verbërve të Shqipërisë është edhe fakti që përveç Tiranës dhe Durrësit, në qytetet e tjera nuk kanë marrë pagesën e muajit, që sipas tyre duhet të bëhet brenda muajit.

Recommended