Basha nga Bubqi - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kreu i PD, Lulzim Basha një muaj pas tërmetit të 26 nëntorit është shprehur këtë të premte se shteti është inekzistent për mijëra familje, shtëpitë e të cilëve janë të dëmtuara rëndë nga tërmeti.Gjatë vizitës së tij në fshatin Tarin, një nga më të goditurit në zonën e Bubqit, Basha është takuar me banorët të cilët i kanë thënë se të vetmit që u kanë ardhur në ndihmë janë vullnetarët, ndërsa vlerësimi i banesave të shkatërruara akoma nuk është bërë.?Dështimi për t?u ardhur në ndihmë njerëzve është tërmet i korrupsionit dhe i babëzisë. Është korrupsion. Mos t?u vish në ndihmë njerëzve është krim dhe korrupsion, kurse ndarja e njerëzve në të nënës e të njerkës është krimi më i shëmtuar. Tregon që këta kanë marrë fund, vetëm qeveri nuk janë më. As bandë nuk janë më. Këta janë të pashpirt. Po ta kishin marrë këtë punë seriozisht, dy gjëra do t?i kishin bërë. E para, çadrat në fillim janë të pashmangshme. Pas kësaj, merrnin masa për strehim të përkohshëm me kontenierë dhe pastaj paratë në dorë, në bazë të dëmit, që ju t?i ndërtoni vetë, sepse, përndryshe, nuk i dilet kësaj pune. Kam një muaj që i them hiqu lekët oligarkëve. Mjaftojnë ato për të zgjidhur problemin në të gjithë zonën rurale dhe pjesën më të madhe të zonës urbane të goditur nga tërmeti. Sillet e përdridhet me justifikime. Vetëm llafe, vetëm mashtrime, vetëm gënjeshtra për të fshehur dështimin. Pa e zgjidhur këtë problem, nuk ka për t?u zgjidhur as halli juaj, as halli i gjithë shqiptarëve, që është ekonomia dhe varfëria. Një qeveri që është damkosur si qeveri hajdutësh dhe merr kryehajdutin, e bën ministër të rindërtimit, do të thotë që do të vjedhës mbi rrënojat e tërmetit!?Gjithashtu ndër të tjera kryedemokrati Basha, ka theksuar se e vetmja zgjidhje që zgjidh problemin, është largimi i kësaj qeverie.

Category

📺
TV

Recommended