BERAT/ Imzot Ignanti drejton meshën e shenjtë në Katedralen e 'Shën Dhimitrit'

  • 4 years ago
Ashtu si në të gjithë Shqipërinë edhe në qytetin e Beratit, besimtarët ortodoks e katolikë, kanë festuar Krishtlindjet. Qindra besimtarë ortodoks i janë drejtuar mëngjesin e sotëm Katedrales "Shën Dhimitri" në qendër të qytetit,për të marrë pjesë në meshën e shenjtë. Liturgjia hyjnore me rastin e Krishtlindjeve filloi që në orët e para të mëngjesit dhe u drejtua nga Mitropoliti i Beratit,Vlorës e Kaninës, Imzot Ignanti.

Ceremonia e lutjes dhe lajmërimit të lindjes së Jezu Krishtit u ndoq nga qindra besimtarë ortodoks beratas,mes tyre shumë emigrantë të ardhur pranë familjeve për festat e fundvitit. Imzot Ignanti uroi gjatë meshës jo vetëm besimtarët ortodoks por të gjithë shqiptarët për nj? vit me më shumë begati,dashuri e harmoni në çdo familje. Besimtarët beratas kanë uruar "Gëzuar Krishtlindjet" dhe kanë përcjellë për të gjitha familjet beratase mesazhin "për një vit sa më të begatë,me më shumë dashuri e respekt për njëri-tjetrin".

Pas përfundimit të meshës së shenjtë të Krishtlindjeve,besimtarët ndezën qirinj në flakët e pishtarit që simbolizon "lindjen e Krishtit". Sipas traditës së festës,besimtarët i marrin qirinjtë e ndezur në shtëpi,si një dritë shprese për një vit më të mbarë.

Recommended