Papa Françesku: Krishtlindja na kujton se Zoti na do të gjithëve, madje edhe më të keqin prej nesh
  • 4 years ago
Papa Francesku e priti Krishtlindjen me fjalët ?Zoti i do të gjithë, edhe ata më të këqijtë mes nesh?.


Ai foli para mijëra njerëzve gjatë meshës së Krishtlindjes në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.

?Ju mund të keni bërë gabime, mund t?i keni ngatërruar keq gjërat, por Zoti vazhdon t?ju dojë të gjithë. Krishtlindjet na kujtojnë se Zoti vazhdon të na dojë të gjithëve, edhe ata më të këqijtë nga ne. Për mua, për ju, për të gjithë, ai thotë sot: Unë ju dua dhe do t?ju dua gjithnjë. Ju jeni të vyer në sytë e mi. Zoti nuk ju do sepse (ju) mendoni dhe veproni ashtu siç duhet. Ai ju do ashtu siç jeni, pa kushte; kjo nuk varet nga ju.?

Kjo frazë e papës mund të interpretohet nga shumëkush si një referencë ndaj skandaleve të kishës, përfshirë abuzimet seksuale. Mes të pranishmëve në meshë ishin edhe fëmijë nga vende si Venezuela, Iraku dhe Uganda. Për BBC ky i papës është një gjest i qartë i liderit të 1.3 miliardë katolikëve të botës që shpesh fokusohet tek vuajtja e emigrantëve dhe viktimave të luftës, si edhe tek zgjerimi i ndikimit të kishës në periferitë e saj. Në tokë, duket se gjithçka i përgjigjet logjikës, të japësh që të kesh.

?Por Zoti, është falas?, tha papa. Është sipas tij një dashuri e shenjtë, një dashuri që transformon jetën, që rinovon historinë, të çliron nga e keqja dhe shpërndan paqe dhe gëzim. ?Sonte?, tha papa gjatë meshës, ?kuptojmë se pavarësisht se nuk kemi qenë në lartësi, Zoti është me ne?.



Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Papa#MerryChristmas#TopChannel
Recommended