Fshati i babagjyshit mes magjisë dhe besdisë nga turistët

  • 4 years ago
Fshati i Santa Clausit në qarkun arktik, është më i ngjashmi i mundshëm me një kartolinë krishtlindjesh. Çdo dimër që kalon sjell numra rekord turistësh në Laplandin finlandez.

Vizitorët, kryesisht nga Evropa, janë të përhershëm në këtë qytezë. Dhe turismi në Lapland tani po tërheq edhe tregje të reja joshëse, si Kina.

?Ne shohim dallime të mëdha në aktivitetet që grupet e ndryshme pëlqejnë të bëjnë këtë. Slita me qenë, shëtitje me biçikletë, pëlqehen psh nga francezët. Ndërsa Britanikët janë veçanërisht të interesuar për motorët e borës dhe aziatikët janë më të interesuar të shohin Dritat e Veriut?- tha menaxherja Sanna Karkkainen.

Falë këtij boomi, papunësia në qytetin e Rovaniemit është më e ulëta në tre dekada. Por për banorët e mësuar me qetësinë rurale, turizmi masiv është një shqetësim në rritje.

Shumë ankohen për pengesat dhe rrëmujën që lënë pas mijëra vizitorë. Indigjenët e Laplandit, komuniteti Sami që rrit drerë, akuzon industrinë e turizmit se po përhap stereotipe fyese shtrigash dhe magjistarësh dhe po përfiton në kurriz të kulturës së tyre të lashtë. Për më tepër, ka një kosto të konsiderueshme emetimesh nga fluturimet në arktik, një zonë që shkencëtarët thonë se po ngrohet dy herë me shpejt se mesatarja globale.

E ndërsa Krishtlindja hyri, ka një njeri në Lapland që nuk lodhet me vizitorët e shumtë, pavarësisht se e pret një punë e madhe në mesnatë.

Pjesa tjetër e industrisë së turizmit në Lapland, duhet të mësohet të balancojë interesat komplekse dhe konkuruese në vend, pa ndihmën e magjisë.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Fshatiibabagjyshit#Finlandë#TopChannel

Recommended