Qeveria rritja e pensioneve - (11 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Harun Kokonozi, 70 vjeç vazhdon të punoj ende edhe pas daljes në pension. Dikur hidraulik në spitalin nr.4 ka shënuar 40 vite pune dhe 20 të tjera në spitalin infektiv. Tashmë ka ndryshuar veglat e punës. E gjen çdo ditë para Bibliotekës Kombëtare peshon njerëzit. 4900 lekë është ajo me të cilën është shpërblyer puna 60 vjeçare e Harunit hidraulik.

Vendimi i dy ditëve më parë marrë nga qeveria për rritjen e pensioneve, njeh për përfitues mbi 40 mijë pensionistë, të cilëve do tu shtohet shuma 1440 lekësh të reja. Jo të dyja kategoritë e pensioneve në qytet do të përfitojnë këtë shtesë. Këtë shtesë do ta kenë të gjithë ata njerëz që pensioni i tyre para vitit ?92 ka qenë 417 lekë, deri tëk 700 lekë të reja.

Këtë herë do ndërhyet vetëm tek pensionet maksimale pasi ato minimale kaë pësuar rritje të herë pas hershme. Rritja e vazhdueshme deri në ?99 bëri që pensioni minimal të arrijë maksimumin e mundshëm./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti

Recommended