Haradinaj: Minishengeni kunder takses 100 %

  • 4 years ago
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se Kosova ka perspektivë Shengenin Evropian dhe jo Minishengenin Ballkanik. Qëllimi i këtij projekti rajonal, tha ai i pyetur për takimin e Tiranës, është heqja e taksës që Kosova ka vënë për mallrat serbe.

?Jemi të interesuar për Shengen, pra për Bashkimin Evropian, Brukselin. Kosova është vend euroatlantik. Kjo është perspektiva jonë. Krejt Minishengeni një qëllim e ka, me e heq taksën?.

Por vetë Edi Rama nuk sheh asnjë pikë lidhje mes këtyre 2 çështjeve, ndërsa e akuzon Kryeministrin në ikje të Kosovës për padije dhe gënjeshtra.

Rama i kujton drejtueseve të shtetit të Kosovës se kur të tilla nisma janë iniciuar nga ndërkombëtarët, ata janë bërë pjesë dhe pa paragjykime janë ulur në një tryezë me krerët e shtetit serb.

Ndërsa Haradinaj thotë se përplasja e tij me Kryeministrin Rama ka qenë vetëm për shkak të idesë së korrigjimit të kufirit, si dhe sqaron arsyet e refuzimit të Kosovës.

?Me mënyrën si po vazhdon të sillet Serbia, duke i mohuar edhe krimet e luftës, Kosova do të injorojë çfarëdo organizimi dhe iu thotë të gjithëve ?puna e mbarë pa ne?.

Në samitin e Tiranës ishte i ftuar Presidenti Thaçi, por ai e refuzoi ftesën me argumentin se Serbia është pengesa kryesore në konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe se ka kryer genocid ndaj shtetasve të saj.