??tek dyqani i Mulit është në rrugë një person i gjakosur i paidentifikuar dhe mund të ketë vdekur??. Kjo ka qenë telefona që çoi në këmbë policinë e Korçës, ku një banor i fshatit Mborje raportoi për një vrasje. Krimi horror i regjistruar dy ditë më parë, ku Flamur Duçi u gjet i masakruar me dhjetëra goditje thike e më pas u dogj pjesërisht, për momentin ka një autor dhe për policinë dhe prokurorinë e Korçës, ai është Devis Hoti. Hoti rezulton një person me precedent penal, pasi disa vite më parë është dënuar nga gjykata e Korçës, me disa vite burg për akuzën e ?Plagosjes së rëndë me dashje?.
Vrasjen Devis Hoti, dyshohet se e ka kryer me thikën që vetë viktima Flamuri, e mbante në dyqanin e tij, për të prerë djathin dhe kaçkavallin.
Comments