Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se Kosova ka perspektivë Shengenin evropian dhe jo ?Minishengenin? ballkanik. Qëllimi i këtij projekti rajonal, tha ai i pyetur për takimin e Tiranës, është heqja e taksës që Kosova ka vënë për mallrat serbe.
?Jemi të interesuar për Shengen, pra për Bashkimin Evropian, Brukselin. Kosova është vend euroatlantik. Kjo është perspektiva jonë. Krejt ?Minishengeni? një qëllim e ka, me e heq taksën?, tha Haradinaj.
Sqaron se përplasja e tij me kryeministrin Rama ka qenë vetëm për shkak te idesë së korrigjimit të kufirit, por sqaron arsyet e refuzimit të Kosovës.
?Me mënyrën si po vazhdon të sillet Serbia, duke i mohuar edhe krimet e luftës, Kosova do të injorojë çfarëdo organizimi dhe iu thotë të gjithëve ?puna e mbarë pa ne??.
Ne samitin e Tiranës ishte i ftuar presidenti Thaçi, por ai e refuzoi ftesën me argumentin se Serbia është pengesa kryesore në konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe se ka kryer genocid ndaj shtetasve të saj.