Report TV -Certifikata për inxhinierët vullnetarë nga Kosova! Shahini: Nuk patët kërkesa

  • 4 years ago
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka shprehur mirënjohjen e saj për inxhinierët nga Kosova të cilët ndihmuan Shqipërinë në konstatimin e dëmeve në shkolla e banesa pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në një event simbolik të zhvilluar pranë ambienteve të MASR, Ministrja Shahini shpërndau certifikata mirënjohjeje për inxhinierët vullnetarë të Kosovës, duke përcjellë edhe një falënderim të sinqertë për të gjithë vullnetarët.

Recommended