Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka deklaruar mbrëmjen e sotme në ?Opinion? se nuk ka qenë ai personi që ka dërguar në prokurori Albert Veliun. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu sesi ka ndodhur i gjithë takimi me të dhe Veliun, ai tha se nuk ka pasur asnjë njohje të mëparshme me personat e përfshirë në dosjen "Babale" dhe as u ka premtuar para siç pretendon Prokuroria. ?Nëse ka një dokument të vetëm që kam shkuar unë në Prokurori dhe kam bërë njohjen e tij më Besim Hajdarmataj, unë tërhiqem nga politika?. tvklan.al