Arben Malaj: Çështjen për shkarkimin tim do e dërgoj në Gjykatën Kushtetuese!
  • 4 years ago
TIRANE- Arben Malaj do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese çështjen për shkarkimin e tij si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë. Kështu ka deklaruar ai nga foltorja e Kuvendit ku renditi disa akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Malaj tha se ky ballafaqim nuk bëhet për një karrige, por për dinjitet, ndërsa akuzoi qeverinë dhe Kuvendin se po i bëjnë një gjyq politik për shkak në pozicionin e tij në Bankën e Shqipërisë ka votuan kundër interesave të "klientëve" të tyre. Ai u shpreh se në Komision ndjeu trishtim për qëndrimet e kolegëve, por ironizoi duke thënë se i mirëkupton pasi sipas tij, kreu i qeverisë Edi Rama është i frikshëm për deputetët dhe familjet e tyre.

Malaj deklaroi se gjatë karrierës së tij nuk ka bërë asnjë pakt për poste politike, gjë për të cilën akuzoi kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ky është i fundit bën çdo gjë për pushtet. "E majta ka shumë personalitete që mund të qeverisin më mirë se ju, por dehja për pushtet të mban të mbërthyer si mban droga të droguarin, deklaroi Malaj. Ai tha se gjithmonë ka luftuar për dijen pasi ka mësuar se mund të të marrin gjithçka përveç dijes, ndërsa solli raste kur të diturit janë vrarë nga diktatorët, duke i përcjellë sërish një mesazh kreut të qeverisë. "Më kanë mësuar se mund të të marrin gjithçka por jo dijen. Ka qenë kjo arsyeja pse diktatorët gjithmonë i kanë pushkatuar të diturit. Ju kërkova me letër që të më thërrisnit në mbledhjen e qeverisë dhe të më dëgjonit ballë për ballë", deklaroi ai.
Recommended