Vranë policin malazez, Report TV te banesa e familjes Hasanaj, e pushtuar nga rrjetat e merimangave

  • 4 years ago
Opinioni publik është tronditur nga vrasja e policit malazez nga një familje shqiptare ngjarje e ndodhur ditën e diel në afërsi të Hercegnovit. Ndërkohë po aq të tronditur janë edhe fqinjët e kësaj familje në zonën e Kamicës në Malësinë e Madhe. Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në qytetin bregdetar Igalo rreth 5 km larg kufirit kroat, ku sipas hetimeve paraprake, policin malazez e ka qëlluar me një plumb në kokë një nga djemtë e të moshuarës, Luan Hasanaj 43 vjeç. Ndërsa pas kësaj ngjarje janë arrestuar nga policia ai vetë, së bashku me vëllanë, Lulëzim Hasanaj 49 vjeç dhe nënën Nure Hasani.

Report Tv ditën e sotme ka qenë në këtë fshat, konkretisht në banesën ku familja Hasanaj jetonte në Malësinë e Madhe. Aty janë ende orenditë shtëpiake, dera është e kyçur por nga dritaret, brenda banesës gjithçka duke normale. Nga ajo që mund të kapi kamera, në shtëpi shihet një televizor i vendosur mbi një tavolinë në korridor si dhe një tavolinë tjetër mbështetur në murë që më shumë mundësi familja Hasanaj ushqehej.Ndërkohë në fshatin ku kanë vendlindjen familja Hysenaj banorët tregohen të rezervuar në komentet për ngjarjen e rëndë ku u përfshinë familja Hasanaj. Ata shprehen se shumë pak komunikim kanë patur me ta, ndërsa i ishin shpesh herë që ikin dhe vinin. Ndërkohë për sa i përket një konflikti të ndodhur në vitin 2018, një banorë i zonë shprehet se ajo nuk ka qenë diçka e madhe pasi sherri ka nisur për disa tulla dhe më pas përfundoi në përplasje fizike, por kishte mbetur me aq.

" Kam qenë në emigrim dhe nuk kam jetuar këtu. Gjynah për çdo gjë. Nuk di gjë. Kam qenë 15 vjet në Itali dhe sdi gjë. Punë fëmijësh kanë qenë zënë në 2018, për një banesë për dy tre tulla. Po rrihen të mëdhenjtë. Janë sjellë shumë mirë. Nuk është respekti që ka qenë më parë. Nuk e di. " tha një banor.

"Sa kanë qenë këtu kanë qenë të mirë. Pastaj nuk e di. Kur nuk ke kontakt me ta nuk e di. Komshiun e njeh" tha një banor tjetër.

Ndërkohë një banorë tjetër pranë banesës së braktisur nga familja Hasanaj, thotë që i ka respektuar gjithmonë dhe i njihte si familje e qetë por që në vitin '97 nuk kanë komunikuar më me ta.

Recommended