Report TV -'Solidariteti pas tërmetit', Veliaj i jep Kullën e Sahatit kryebashkiakut të Janinës

  • 4 years ago
TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim kryebashkiakun e Janinës, Moses Elisaf, i cili është njëkohësisht edhe përfaqësues i komunitetit hebraik në këtë qytet. Në qendër të bisedës mes homologëve ishin mundësitë e rritjes së bashkëpunimit mes bashkive në disa fusha. Në shenjë miqësie, Veliaj i dorëzoi kryetarit të Bashkisë së Janinës ?Kullën e Sahatit? dhe theksoi se Tirana dhe Janina kanë një traditë bashkëpunimi të jashtëzakonshme ndër vite, dhe se historitë njerëzore janë shumë më të rëndësishme se çdo protokoll e diplomaci mes shteteve dhe qyteteve.

?Tirana dhe Janina kanë pasur një traditë bashkëpunimi të jashtëzakonshme ndër vite, ndaj jam shumë i lumtur që me kryetarin e ri mund ta rifillojmë këtë miqësi dhe bashkëpunim. Kur jam larguar për herë të parë nga Shqipëria, Janina ishte vendi i parë që më ka pritur. Besoj se këto histori njerëzore janë shumë më të rëndësishme se çdo protokoll dhe çdo diplomaci mes shteteve edhe qyteteve tona?, tha Veliaj.

Recommended