Shtyhet privatizimi i AMC - (2 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Shtyhet për herë të tretë privatizimi i AMC-së. Ky akt i caktuar fillimish të ndodh në Dhjetor është anulluar duke caktuar muajin Mars, dhe sot në ditën e dytë të tij komunikohet privatizimi në një afat tjetër, brenda 6 mujorit të vitit 2000. Asnjë pyetje të gazetarëve nuk u është dhënë përgjigje, për arsye të shtyrjes si dhe cilat janë firmat pretendente.

Ndërkohë që sot është nënshkruar amendamenti për zgjatjen e kontratës midis ministrisë së Ekonomisë dhe Privatizimit dhe konsulentit ndërkombëtar IMI, i përzgjedhur në zbatimin e procedurave të tenderimit të Bankës Botërore.

Të dyja këto mbështesin privatizimin e AMC-së, sëbashku me shtyrjen e kontratës me pretendimin se Qershori 2000 do të jetë muaji i procesit privatizues./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti

Recommended