Post tërmeti, Moikom Zeqo ‘shuplak’ maxhorancës dhe opozitës
  • 4 years ago
Tërmeti i datës 26 nëntor 2019 vërtetoi se ka dy Shqipëri, një e politikanëve edhe një e popullit. Kjo është analiza që i bën studiuesi edhe arkeologu Moikom Zeqo kësaj fatkeqësie natyrore që përshkroi vendin tonë. Teksa e konsideron, si më të rëndin në historinë e tërmeteve që kanë përshkruar këtë qytet, ndien dhimbje të madhe, edhe për kështjellën e Durrësit.

?Historia e tërmeteve në Durrës, është klasifikuar edhe në historinë Evropiane të tërmeteve. Edhe i ndjeri Betim Muço ka mbrojtur doktoraturën me këtë temë. Janë tre tërmete, të dokumentuara, një e përshkruan Ciceroni, oratori edhe filozofi romak, në shekullin e parë para Krishtit, i cili thotë që në det u ngritën edhe dallgë të mëdha. Dëshmia e dytë është e shekullit të katërt, është një kronik anonime, që ka një si mallkim biblik, sepse Perëndia e dënoi qytetin e Durrësit për shkak të mëkateve të mëdha që kishin banorët. Ndërsa, dëshmia e tretë, është në shekullin XIII, që ka është bërë nga një kronikan bizantin, që tregon se qyteti mund të kishte 25 mijë banorë, ndodhi një shkatërrim total i qytetit. Ndërsa, banorët u zhvendosën drejt Beratit.
Recommended