Piktorët e peizazhit/ Për të katërtin vit bëhen bashkë në një ekspozitë

  • 4 years ago
Piktorët peizazhistë të Plein Air erdhën edhe për këtë dhjetor, ashtu siç kanë bërë katër vite me radhë në ekspozitën kushtuar peizazhit, kësaj gjinie të pikturës paksa të harruar, mbase edhe si njëlloj revolte.


Ishin në dilemë nëse do të vinin apo jo edhe për këtë dhjetor, sepse këto vazhdojnë të jenë ende kohë të trazuara për Shqipërinë. Megjithatë të flasësh për të bukurën dhe të vendosësh atë si kryefjalë është gjithmonë e mirpritur, edhe pse pak kush ka menduar këto kohë për pikturën.
Këta piktorë të natyrës vazhdojnë ende në traditën e impresionistëve francezë të shkollës së Barbizonit, por edhe të traditës shqiptare.

Kujtim Buza, Buron Kaceli, Sadik Kasa, Pashk Përvathi, Agim Kadillari etj çdo fundvit e mbyllin nëpërmjet kësaj ekspozite aktivitetin vjetor të krijimtarisë.

Ekspozita e këtij viti ishte edhe një përpjekje e këtyre krijuesve për solidaritet ndaj të prekurve nga tërmeti, për të dëshmuar që jeta vazhdon dhe ajo është e bukur. Por edhe motivi I punimeve të artistëve të peizazhit ka një të veçantë. Ekspzozita qëndron e hapur në MHK.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PleinAir#Ekspozita#TopChannel

Recommended