Stop-Kombinat/Pallatit nr.12 i vihet dhe me pas i hiqet shiriti, banoret ne panik! (11 dhjetor 2019)

  • 5 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Kombinati ishte një ndër zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.Në këtë zonë 10 pallate u evakuan, pasi u cilësuan nga autoritetet si të pabanueshme.Por banorët e rrugës ?Llambi Bonata?, të pallatit 12 kanë frikë, pasi tregojnë, se në fillim pallati i tyre është cilësuar i pabanueshëm dhe i është vënë shiriti, ndërsa më vonë i njejti pallat ?u shndërrua? në i banueshem dhe shiriti u hoq.Banorët kanë videon e shiritit të vënë dhe shenjat, pasi ai u hoq.Por përgjigja e Kryetarit të Njësisë, Adriatik Merko, ishte, se shiritat janë vënë gabimisht. Ky i fundit shprehet, se nëse banorët nuk janë dakord me akt-verifikimin e parë, mund të kërkojnë rivlerësim dhe kjo kërkesë i paraqitet Emergjencave Civile dhe Institutit Ndërtimor.Zëdhënësi i Bashkisë së Tiranës, Renato Kalemi, thotë, se Instituti Ndërtimor është institucioni më kompetent për këtë gjë, por për merak banorët mund të kërkojnë një rivlerësim të pallatit.

Category

📺
TV

Recommended