Atentati ndaj prokurorit/ Del përgjigja e ADN-së: Pështyma në maska i përket Redjan Rrajës

  • 5 years ago
TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda ka administruar në dosjen hetimore që bën fjalë për atentatin me kallashnikov ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, një provë të re dhe kjo provë flet për rezultatet hetimore të ADN-së së Redjan Rraja.

Instituti i policisë shkencore ka dalë në përfundimin se në makinën nga u qëllua me kallashnikov drejt Arjan Ndojës, Landi Muharremit dhe shoferit të prokurorit Andi Maloku, ka qenë i pranishëm i arrestuari Redjan Raja. Prezenca e tij në këtë makinë, lidhet me një provë (pështymë) të sekuestruar në një nga kapuçat e gjetur brenda në makinë. Analizat mjekësore kanë treguar se mostrat e mara nga i arrestuari Redjan Rraja të krahasuara me ato të gjetura në makinë, kanë përputhshmëri. Tashmë kjo është një provë e dytë ndaj këtij të arrestuari, pasi më parë prokuroria ka siguruar një gjurmë gishti të fiksuar në një palë syze. Redjan Rraja, i arrestuari i vetëm për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe të fortit të Sukthit, Landi Muharremi, nuk ka pranuar akuzën e ngritur nga prokuroria për përfshirje në këtë ngjarje.

Category

📺
TV

Recommended