Tonin Vocaj perballet me Vetingun
Vetingu në radhët e policisë ka vazhduar këtë të mërkurë me drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj.
Sipas gjetjeve të hetimit administrativ të Komisionit të Jashtëm të Vlerësi mit,Vocaj rezulton pa probleme në të 3 komponentët, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.
Por gjatë seancës dëgjimore, kreu i policisë kriminale është pyetur në lidhje me një foto të publikuar në 2013-tën me Arben Frroku, i dënuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj.
Për foton që u etiketua si ? grupi çiftelia ? për shkak se në të gjendeshin edhe ish-zyrtarë të tjerë të lartë të policisë në atë kohë,Vocaj është shprehur se nuk ka qenë të dijeni të konfliktit mes Frrokut dhe kryekomisarit dhe pas ngjarjes ka dhënë kontributin e tij për zbulimin dhe arrestimin e autorit.
Për këtë Vocaj dorëzoi edhe një relacion të prokurorisë së krimeve të rënda ndërsa komisioni I vlerësimit pohoi se kishte administruar edhe 2 vendime pushimi nga prokuroria, për 2 kallëzime penale për shpërdorim detyre dhe përkrahje ndaj autorit të krimit në vitet 2004 dhe 2009.

Category
📺
TV